Të mbijetuarit nga shembja e urës në Genova rrëfejnë momentet e panikut dhe disa prej tyre edhe momentet kur arritën të mbijetojnë. Një shofer kamioni ka thenë se arriti të shpëtojë, pasi ka dalë nga mjeti. “Nuk më kujtohet shumë mirë, por ndjeva një zhurmë të madhe dhe më pas u rrëzova me kamionin tim. Arrita të dal jashtë kamionit. Mendoj se është një mrekulli që arrita të mbijetoj. Kam disa plagë në shpatull dhe disa gërvishtje të tjera në trup”- ka thënë shoferi i kamionit.
Mediat italiane raportojne per nje tragjedi në autostradën A10 në Genova. Nje ure 100 metra e gjate eshte shembur dhe ka zene poshte shume makina. Mediat kane publikuar edhe nje moment ku duket se si nje kamion ka shpetuar per mrekulli duke frenuar pak sekonda para se te shembej ura. Ne video degjohet edhe komenti i qytetareve qe kane filmuar momentin, te tmerruar nga ajo qe i shohin syte.