Flamurtari duket si nuk di të ndalet në merkato. Kuqezinjtë kanë njoftuar nënshkrimin me mesfushorin Argjend Mustafa.
Mesfushori pritet të jetë një element i rëndësishëm në mesfushë. Ai jo vetëm do rriti konkurrencë, por do risi dhe alternativat e trajnerit Daja në mesin e fushës,
Futbollisti i lindur në Mitrovicë, i cili mbush 26 vjeç më 30 gusht, ka përvojë të gjatë në Kategorinë Superiore. Ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2012 te Besa e Kavajës në vitet në vazhdim ka veshur fanellat e Partizanit, Laçit, Tiranës dhe Kamzës./atsh