Loading...

Fier, më shumë investime për cilësi më të mirë jetese

Më shumë investime për cilësi më të mirë jetese.

Kjo është motoja e Bashkisë së Fierit e cila po vijon pa ndërprerje ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në çdo njësi administrative.

Falë këtyre investimeve, sipas Kryearit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi, banorët e lagjeve Brakaj dhe Hënaj në Kreshpan, të Fierit nuk do ta kenë më vështirësinë e viteve të mëparshme për të lëvizur lirshëm dhe pa probleme, në çdo moment.

Edhe gjatë vitit 2018, Bashkia ka programuar disa investime në rrugët e qytetit dhe ato rurale përmes Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në krahasim me vitin 2017 është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Fier.

Në total gjatë vitit 2017, Bashkia e Fierit ka ndërhyrë në rikonstruksionin e 13 akseve të brendshme të qytetit me vlerë totale prej 25,415,503 lekësh. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com