Forcat Ajrore kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit në pyllin e plazhit të Semanit në Fier.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se helikopteri Cougar i FA-së, i pajisur me kovat e posaçme me kapacitet 2500 litra po ndërhyn për shuarjen e zjarrit të rënë mesditën e sotme.
Sipas MB-së, kovat u instaluan në helikopterët e FA-së dy muaj më parë dhe kanë rritur me 7 herë kapacitetin për përballimin e emergjencave civile.
Pylli i Semanit është i përbërë kryesisht nga drurë pishe dhe shkurre të shumta, ndërsa zona është e frekuentuar edhe nga turistë të shumtë, që vizitojnë plazhin e zonës. /atsh