Konfliktet e vazhdueshme mes Ardian Gjikës dhe bashkëjetueses së tij Rudina Kishta duket se e kanë detyruar këtë të fundit ti vendoste flakën banesës ku ata jetonin. Çifti në fjalë kishin pasur shpesh debate me njëri-tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.
Në dëshminë e saj mësohet se 42-vjecarja Rudina Kishta të ketë thënë se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.
Duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte e ndjerë e zhgënjyer, 42-vjeçarja i ka vënë flakën banesës. Rudina Kishta e ka dhënë dëshminë e saj nën një ngarkesë të rëndë psikologjike për shkak të dy vajzave të saj të mitura e ndërsa ka shtuar se vajzat kërkonte t’i hiqte qafe që të mos vuanin.