Festa e Shën Mërisë është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, së bashku me Pashkën dhe Krishtlindjen. Në Vlorë, bashkia ka organizuar një koncert në platformën e urës që të çon në ishull në Manastir. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, uroi gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Shën Mërisë duke postuar pamje të koncertit.
Kjo festë simbolizon ditën kur Shën Mëria iu bashkua të birit të saj.
Festa e Shën Mërisë solli në Shqipëri edhe emigrantët nga Greqia pasi bëhet fjalë për një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë.
Ura që të çon në manastirin e Zvërnecit, tashmë është funksionale pas dëmtimit nga përmbytjet e vitit 2014.
https://www.facebook.com/1638687229694574/videos/413640525828144/?t=0