Loading...

Erdogan i shpall ‘luftë’ SHBA-së: Mos blini iphone, bojkotoni…

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi bojkotim të produkteve elektronike amerikane në vendin e tij si shenjë reagimi ndaj presionit ekonomik amerikan.

“Po kryhet një sulm ekonomik kundër Turqisë. Më parë gjëra të tilla bëheshin në fshehtësi dhe tani ato janë të hapura për ne. Ne mund të reagojmë në dy mënyra: ekonomikisht dhe politikisht, ” tha Erdogan në Ankara.

“Ministria jonë e Financave dhe Thesari po punojnë ditë e natë … do të bojkotojmë mallrat elektronike nga Shtetet e Bashkuara. Ata kanë iPhones, por nga ana tjetër ekziston edhe Samsungu. Ne kemi markën tonë lokale Venus Vestel, ne do ta përdorim atë “, shtoi presidenti turk.

Ky është kapitulli më i fundit i krizes diplomatike midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Të dy vendet janë përfshirë në një krizë për shkak të arrestimit të pastorit amerikan Andrew Brunson në Turqi. Brunson është akuzuar për dhënie ndihme ndaj grushtit ushtarak të dështuar në vitin 2016.

Kjo ka bërë që Washingtoni të vendosë sanksione ndaj dy ministrave turq dhe të rrisë tarifat për çelikun dhe aluminin turk duke bërë që monedha vendase Lira të zhvlerësohet në nivele historike.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com