Loading...

Emigrantët më të famshëm, që ndryshuan botën!

Qoftë duke i ikur persekutimit, qoftë duke kërkuar mundësi të reja, këto figura u zhvendosën në toka të reja dhe gjetën suksesin.

ALBERT EINSTEIN (GJERMAN/AMERIKAN 1879-1955)

Albert Einstein mbajti tre nënshtetësi gjatë gjithë jetës së tij. Ai lindi në një familje laike hebreje në Gjermani dhe ndoqi shkollën në Mynih, por në moshën 17 vjeç hoqi dorë nga nënshtetësia gjermane për të shmangur shërbimin ushtarak.

Në vitet që pasuan studioi në Zvicër dhe u bë nënshtetas zviceran. Atje zhvilloi teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm dhe fitoi Çmimin Nobel për fizikën, përpara se të bëhej profesor në Berlin.

Kur nazistët morën pushtetin, ai u largua për në SHBA për t’i shpëtuar persekutimit, dhe në vitin 1940 u bë nënshtetas amerikan.

Një nga thëniet e famshme: “Nëse Teoria ime rezulton e pavërtetë, Franca do të thotë se jam gjerman dhe Gjermania do të thotë se jam hebre”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com