Loading...

Elbasan/Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur

Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur në Elbasan. Dy motorë janë përplasur me derën e autoveturës. Ka qenë një shkujdesje e personave në autoveturë dhe motoristëve. Ndërsa autovetura kishte ndaluar, njëri prej personave brenda saj ka hapur derën dhe ky ka qenë momenti i përplasjes së motorëve.

Policia Vendore filloi procedimin për drejtuesin e autveturës dhe një prej drejtuesve të mortorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 15. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit M. M., dhe T. D., vjeç 34 e 69, banues në Elbasan, pasi në qytet, M. M., pas parkimit të mjetit tip “Volkswagen”, ka hapur derën, për pasojë janë përplasur motorët tip “Yamaha” dhe “Honda”, që drejtoheshin nga T. D., dhe A. T., vjeç 47, banues në fshatin Labinot-Fushë, ku është dëmtuar T. D., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com