Loading...

Ekstradohet në Shqipëri 28-vjeçari i rrezikshëm, si e zbuloi Italia terroristin e ISIS

Italia i ka dorëzuar Shqipërisë një shtetas shqiptar, që dyshohet se është lidhur ngushtë me terroristët. Mediat italiane raportojnë se është ekstraduar një 28-vjeçar, që dyshohet të ishte xhihadist i infiltruar brenda shtetit fqinj.

Pas një hetimi të gjatë, autoritetet italiane kanë zbuluar se shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte marrë pjesë në luftën e xhihadistëne në Siri-Irak, në radhët e organizatave terroriste të Jabhat al-Nusra më parë, dhe pastaj të Shtetit Islamik ISIS.

Të njëjtat burime saktësojnë se shqiptari kishte mbërritur në provincën e Ravenës së bashku me gruan e tij shtatzënë, e cila ishte pajisur me dokumente të rregullta italiane.

Mendohet se shqiptari kishte planifikuar të përdorte fëmijën për të marrë letra të rregullta qëndrimi pas lindjes së fëmijës. Pas një seancë dëgjimore përpara gjykatës, i riu nis drejt Shqipërisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com