Loading...

E tmerrshme: Fermeri e mbyll në kutinë e mollëve për 14 ditë partneren pse i ngriti zërin

Vetëm pse i ngriti zërin një fermer ka “burgosur” partneren e tij në kutinë e mollëve për 14 ditë. Ngjarja ndodhi në Bolzano të Italisë ku sipërmarrësi , Reinhold Thurner, 53 vjeç ka izoluar partneren polake, 44 vjeç në një kuti plastike, 1 metër. Kutinë ku kishte mbyllur partneren, Thurner e la jo larg nga autostrada Milano-Venecia në territorin e Sommacampagna, nën diellin përvëlues. 53-vjeçari ishte ndihmuar nga një bashkëpunëtor dhe së bashku e kishin lidhur dhe mbyllur gojën me ngjitës polakes.

Mediat italiane raportojnë se çdo ditë fermeri i ka çuar një mollë, një shishe uji dhe një mbulesë partneres. Ngjarja u zbulua nga britmat e polakes të cilat u dëgjuan nga disa punonjës që lajmëruan policinë. Autori është arrestuar dhe ndodhet në burg për rrëmbim dhe torturë së bashku me bashkëpunëtorin e tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com