Dy persona i kanë dhënë fund jetës ne rrethana tragjike gjatë ditës së djeshme në Tiranë. Mësohet se një grua është hedhur nga pallati në rrugën “Qemal Stafa”, dhe një burrë është vetëvarur me litar në rrugën “Tre Dëshmorët”.
Komisariati i Policisë Nr. 4
- Më datë 28. 08. 2018, në rrugën “Qemal Stafa”, është vetëhedhur nga pallati shtetasja A. H., 34 vjeçe, e cila rreth orës 16:03, ka vdekur në spital. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komisariati i Policisë Nr. 6
- Më datë 28. 08. 2018, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës, është gjetur i vetëvarur, shtetasi F. M., vjeç 62. Materialet do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.