Loading...

E rëndë në Dibër, ekzekutohen në oborrin e shtëpisë çifti dhe vajza e tyre, sapo kishin ardhur për pushime

Një ngjarje e rende është shënuar gjatë natës së kaluar në Dibër, ku janë ekzekutuar tre anëtarët e një familjeje, në oborrin e shtëpisë së tyre. Të vdekur kanë mbetur shtetasit Amid Pocesta, 55 vjeç, bashkëshortja e tij, Nazmije Pocesta, 53 vjeç, si dhe vajza e tyre, Anila Pocesta, 14 vjeçe, të cilët kishin ardhur nga Italia për pushime në vendin mëmë.

Motivet e këtij akti makabër, deri më tani mbeten të panjohura. Policia dhe organet tjera kompetente kanë dalur në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.

Edhe nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit kanë dalë në vendngjarje dhe po kryejnë ekspertizë në shtëpinë ku janë gjetur trupat e pajetë. Sipas njohurive të para, bëhet fjalë për vrasje të trefishtë, viktimat janë familje mes vete. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor (burrë dhe grua) dhe vajza e tyre e moshës 14 vjeçe. Viktimat përkohësisht kanë jetuar në Itali. Autori i këtij krimi tani për tani mbetet i panjohur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com