E premtja e mbushur me ngjarje kronike. Pas burrit ne Korce gjetur te vrare ne banesen e tij, Policia e Shtetit njofton se në datën 24.08.2018, pra kete te premte, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur një BMV e parkuar në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).
Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.