Loading...

E përjashtuan vajzën nga mbrëmja maturës, arsyeja është shokuese: Nuk e pranojmë me këtë problem që ka

Adoleshenca është një periudhë e vështirë për të rinjtë, e sidomos kur bëhet fjalë për adoleshencën e të rinjve me problemem mendore.

Kështu është edhe rasti inë fjalë, bëhet fjalë për Laitha-Jayda.  Për të ëmën 38-vjeçaren Kelly Rogers, nuk ka qenë aspak e lehtë të bashkëjetojë më sëmundjen e të bijës Laitha-Jayda.

Ajo është detyrauar shpeshherë të vendosë rregulla ose të krijojë situata të posaçme që e diferenconin 16-vjeçaren nga motra e saj binjake.

Megjithatë ajo kishte shpresuar, e uruar në të njëjtën kohë, që të dyja vajzat do të shkonin bashkë në mbrëmjen e maturës. Por, ndodhi krejt e kundërta, Laitha-Jayda Trimble nuk u lejua t’i bashkohej të motrës, Rhiall-Analise, pasi autoritet shkollore i ndaluan hyrjen në vendin ku po mbahej ceremonia e diplomimit.
Ajo u përjashtu nga festa pasi vuan nga çrregullime emocionale dhe ankth (EDD-Emotional Deprivation Disorder). «Gjithçka ndodhi në momentin e fundit.

Askush nuk më pati lajmëruar që ime bijë nuk do të ishte pjesë e festës. Ajo nuk është agresive dhe nuk i ka bërë kurrë keq njeriu. Është e vërtetë që vuan nga çrregullimet emocionale dhe ka problem me sjelljen, por mjafton t’i qëndrosh afër. Nuk e kuptoj pse ia bënë këtë.

Tani Laitha është e shkatërruar plotësisht dhe është mbyllur në vetvete. Nuk mund ta pranoj këtë, dua që autoritetet shkollorë t’i kërkojnë falje.’’- u shpreh mamaja e vajzës për një media lokale.

Të shumtë kanë qenë lexuesit dhe komentuesit që e kanë mbështetur dhe kanë firmosur peticione për të mbrojtur të drejtat e 16-vjeçares.

Ne shpresojmë që autoritetet shkollore të kërkojnë falje vajzës 16-vjeçare, pasi në këtë mënyrë i japin një ndihmesë sado të vogël pëe ta bërë të ndihet mire dhe pse jo disi më e lumtur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com