Loading...

E braktisin të gjithë, Ritvan Zykaj i hutuar dhe me sy të nxirrë në sallë, por…

I hutuar dhe me një sy të nxirë është shfaqur 24-vjeçari Ritvan Zykaj në sallën e gjyqit, teksa gazetarët janë lejuar vetëm të filmojnë para nisjes së seancës.

Me rrobat që mbante veshur ditën e masakrës, me të njëjtën veshje me të cilën më pas u vetëdorëzua, Ritvan Zykaj u soll në Gjykatën e Vlorës për të dëgjuar akuzën e prokurorisë për vrasjen e 8 kushërinjve në Resulaj, Selenicë. Mes thirrjeve të policisë për të ruajtur qetesinë, gazetarët e pyetën 24-vjeçarin nëse është penduar apo jo pas masakrës me të madhe në vend të dekadave të fundit, por përgjigjia nuk erdhi.

Ritvan Zykaj nuk foli për askënd. Ai shqiptoi vetëm emrin për gjykatën, ndërsa avokati që ia caktoi shteti kërkoi ekspertimin psikik të klientit, qe ju dha pas shumë përpjekjeve për të gjetur një mbrojtes.

Me një bluzë të bardhe, e pranga në duar, autori i masakrës së Selenicës mban sytë fiksuar në një vend dhe herë pas here u hedh shikim gazetarëve dhe të pranishmëve, teksa në sfond dëgjohen në korridor dhe thirrjet e të afërmve të tij dhe të viktimave që kërkojnë dënim me vdekje për të.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com