Kryeministri, Edi Rama pritet të zyrtarizojë sot vendimin për shkarkimin e Drejtorit të Hetimit Tatimor, Enertil Canaj. Mbetet për t’u saktësuar vetëm modaliteti i largimit nëse do të jetë shkarkim i menjëhershëm apo dorëheqje nga ana e Canajt.
Burime të SYRI.net bëjnë të ditur se Kryeministri Edi Rama do të largojë nga detyra zyrtarin e lartë të tatimeve brenda ditës së sotme. Burimet saktësojnë se shkarkimi i tij vjen pas një debate që Canaj ka patur me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Vasilika Vjero./korrieri