Shumë biznesmenë për të siguruar sa më shumë fitime, korruptojnë zyrtarë për t’iu shmangur taksave dhe detyrimeve. E tillë është dhe historia e një 26-vjeccari që u arrestua bashkë me doganierin në Rinas.
Dy persona janë arrestuar në doganën e Rinasit për mallra kontrabandë dhe shpërdorim detyre. Sipas policisë së shtetit Gerald Keta, 26 vjeç, në doganën Rinas tentoi të kalonte veshje në mënyrë të kundra ligjshme.
Ndërsa Geron Hoxha, doganier në Rinas, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, ka shpërdoruar detyrën duke lejuar që të kalonte mallrat kontrabandë të Ketës.