Francesco Petitti është një 22-vjeçar nga Milano, i cili ka udhëtuar pothuajse në të gjithë botën.
I riu nga Milano ka treguar, se që në moshë të re e ka adhuruar fotografinë. Më pas, ai studioi në një nga shkollat më të mira të filmit në Toronto.
Pas studimeve 22-vjeçari u përzgjodh për të realizuar në Rare Earth, një seri dokumentarësh filmuar në të gjithë botën, ku një episod do të jetë edhe për Shqipërinë.
Në një intervistë për “Tirana Today”, 22-vjeçari italian ka folur edhe për të rinjtë shqiptar.
Ai i ka cilësuar të rinjtë shqiptar, si dembelë dhe që nuk kanë ambicie.
“Jam i bindur që në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, është e vështirë të gjesh një punë. Mirëpo, nëse punon fort dhe i përkushtohesh, me siguri që do të gjesh diçka për të bërë. Mbi të gjitha, nëse njerëzit do të kishin më shumë ambicie ata mund të krijonin punën vetë, ose të kthenin pasionin në profesion”,- ka thënë i riu italian.