Në vitin 2020 Shqipëria duhet të arrijë atë objektiv të vendosur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që dhurimi i gjakut të jetë një proces tërësisht i garantuar në mënyrë vullnetare dhe një proces i stabilizuar e afatgjatë.
Kështudeklaroi sot Presidenti Ilir Meta i cili ndodhej në Bashkinë e Shkodrës, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.
“Besoj se të rinjtë e të rejat do të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe solidariteti mbarëshoqëror”, u shpreh Presidenti.
“Ju falënderoj për këtë seancë dhurimi gjaku në Bashkinë e Shkodrës, pikërisht në këto ditë të nxehta gushti kur ka nevojë më shumë se asnjë herë tjetër, për të mbajtur procesin e dhurimit të gjakut në parametra normalë. Jam i bindur që do të kemi edhe shumë seanca të tjera në vazhdimësi në mënyrë që të krijojmë një traditë të qëndrueshme dhe pozitive”, u shpreh Presidenti Meta./atsh