Pamjet që vijnë me poshte nga tre banesat e fshatit Resulaj në Selenicë shkojnë përtej imagjinatës. Tetë arkivole kanë dalë njëri pas tjetrit nga tre shtëpi duke mbyllur përfundimisht këto dyer.
Ata jane percjelle sot per ne banesen e fundit pas masakres qe ndodhi nje dite me pare.
Mes vajit, kujës e lotëve të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkimortet me trupat e tetë familjarëve. Ata do të varrosen në tetë gropa të hapura në tokat e tyre.
Familjarët që kanë shkuar të parët në vendngjarje pas masakrës kanë treguar se Ledioni 8 vjeç është gjetur i vrarë në divan teksa në dorë mbante pjatën me bukë, informon gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.
https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/1960374757359110/?t=0