Loading...

Dalin detajet e rënda nga aksidenti në Sarandë, çifti italian u përplas nga…(fotot)

Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Sarandë-Ksamil, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.

Një makinë është përplasur me një motoçikletë, në të cilën udhëtonin dy turistë italianë.

Turistja italiane ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë.

I shoqi është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com