Një ish-punonjës i ‘Trump Tower’ ka deklaruar se është në djeni për një lidhje jashtë martesore të President Trump me një nga shërbyeset e tij. Madje burri thotë se Donald Trump ka dhe një fëmijë të jashtëligjshëm. Nëse ky lajm i publikuar nga CNN do të vërtetohet, është një nga skandalet më të mëdha të shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Është zbuluar një dokument sekret ku thuhet se ish-punonjësi kishte firmosur një marrëveshje për të drejtat e kësaj historie me ‘American Media Incorporated’ që prej vitit 2015, dhe ka përfituar 30 mijë Dollarë e këtë histori nuk mund ta rrëfejë më pasi ka nënshkruar një kontratë dhe tani të drejtat e ekskluzive për publikimin e saj e ka kompania amerikane.
Në këtë dokument nuk përmenden hollësi, por thuhet se “burimi do t’i ofrojë informacion kompanisë për fëmijën e paligjshëm të Donald Trump”. Lloji i këtyre kontratave nga kompani është e njohur, pasi ish-avokati i Presidentit, Michael Cohen, pranoi se kishte paguar rreth 130 mijë Dollarë heshtjen e aktores së filmave për të rritur, Stephanie Clifford, për të mos ndikuar në zgjedhje. Ai u deklarua fajtor dhe për çështjen e ish-modeles Karen McDougal që e ka fshehur si histori.
Ndërsa Presidenti Trump si ka pranuar asnjëherë këto histori dhe në një intervistë të fundit ka thënë se nuk ishte i informuar se për çfarë po përdoreshin paratë. Mediat amerikane thonë se Kongresi duhet të kërkojë shkarkimin e Trump por ka qenë ky i fundit që ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë, tregu amerikan do të dëmtohej shumë.