Loading...

Çmenduri në Dhërmi! Domate e djathë, kushtojnë 720 lekë

Pavarësisht se sezoni turistik veror është drejt fundit, shqiptarët vazhdojnë të ankohen për çmimet e kripura.

Për një vend ku paga minimale është 240 mijë lekë të vjetra, çmimet në bregdet janë vërtet shumë të kripura.

Dëshmia e fundit vjen nga gazetarja e njohur Zhaklina Lekatari.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka publikuar porosinë e saj e cila është djathë i bardhe dhe domate, shoqëruar me çmimin e pabesueshëm prej 720 lekë.

“Pushime 2018. Porosia nje racion djathe me domate. Pagesa 720 leke. Gjej vendin…” – shkruan Zhaklina në Facebook duke zbuluar edhe vendin ku po pushim, në Dhërmi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com