Loading...

Cilat ministra duhet të largohen nga qeveria? Ja përgjigja që jep Taulant Balla

Në fillim të shtatorit, Edi Rama pritet që të bëjë ndryshime në qeveri, por ende nuk dihen emrat që do të largohen apo ata që do të vijnë. Ndërkohë, vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla që është folur shpesh se mund të bëhet ministër, thotë se të gjithë anëtarët e kabinetit e kalojnë testin. Por sipas tij vendimi final i takon kryeministrit Rama.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi gjithashtu edhe një audiopërgjim të publikuar në media ku ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba i kërkonte favore gjyqtarit shqiptar në Strazburg, Ledi Bianku. Ai thotë se të dy personazhet kanë detyrim publik për shpjegime. Balla thotë se ka dyshime që biseda në fjalë të jetë përgjuar në shtëpinë e dy miqve. Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe vetë Biba, duke thënë se bëhej fjalë për një material audio të manipuluar. Sa për akuzat e artikuluara nga PD-ja se ka ndikuar që biznesmeni Edmond Bego të fitojë 14 mln euro tendera publikë, Balla i qëndron versionit të tij se nuk e ka ndihmuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com