Loading...

Çfarë pritet ditët në vijim? Policia Rrugore del me thirrjen e fuqishme

Policia Rrugore, masa shtesë për menaxhimin e trafikut në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve. Masat i ka bere me dije Mithat Tola, Drejtor i Policisë Rrugore, Policia e Shtetit:

Në vijim të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2018, Drejtoria e Policisë Rrugore kërkon të tërheqë vëmendjen e përdoruesve të rrugës për ditët në vijim:

Pavarërisht të dhënave pozitive në tërësi të periudhës së deritanishme, për ngjarjet me pasoja në rrugë, nisur nga ngjarjet e tre ditëve të fundit, nisur edhe nga shkaqet e evidentuara të këtyre aksidenteve, kërkojmë të adresojmë shqetësimin tonë sa më poshtë:
– Drejtoria e Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të rritin kujdesin në drejtimin e mjeteve në rrugë. Të moderojnë shpejtësinë, të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë si parakalimet e gabuara dhe manovrat e papërshtatshme;

Bashkëatdhetarëve turistë që ndodhen me pushime në vendin tonë të marrin kohën e duhur për pushim dhe udhëtim, sidomos kur janë familjarisht në udhëtim me mjetet e tyre, të evitojnë përdorimin e pijeve alkoolike;

Policia Rrugore ka evidentuar faktin së në aksidentet me pasojë të evidentuara ditët e fundit, janë përfshirë këmbësorë – ndaj apelojmë këmbësorët:
të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit;
të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë.

Në qendrat e banuara dhe në zonat rurale një tjetër kategori drejtuesish mjetesh të përfshirë në aksidente, janë edhe drejtuesit e çiklomotoreve. Shërbimet e Policisë Rrugore po vazhdojnë kontrollet për këtë kategori mjetesh, me synim evidentimin e atyre shtetasve që i drejtojnë pa lejedrejtimi përkatëse, që nuk vendosin kaskon mbrojtëse.

Tërheqim vëmendjen e grupit të çiklomotoreve që janë të punësuar për llogari të bareve dhe restoranteve – duke kërkuar nga pronarët e subjektve, plotësimin e kushteve për këta drejtues, kasko dhe veshje reflektuese të personalizuara konform kërkesave të legjislacionit shqiptar;

Në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Gjatë muajit Korrik 2018, Policia Rrugore ka arrestuar 101 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi.

Ndërkohë, janë ndëshkuar rreth 7 mijë drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë fundjavës, ku fluksi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë më i shtuar në disa akse rrugore, kryesisht ato që të çojnë drejt zonave bregdetare të tregojnë kujdes, të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimt të automjetit, dërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

Policia Rrugore do të vijojë bashkëpunimin me radiot me shtirje kombëtare, përmes së cilave shpërdahen njoftime të vlefshme për drejtuesit e mjeteve, gjatë kohës që udhëtojnë, duke i këshilluar dhe orientuar ata për akset me më tepër trafik./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com