Rreth orës dy pas mesnate, dy persona kanë kryer atentat ndaj dy vëllezërve Halili në Kamëz. Autorët pas sulmit kanë djegur makinën me të cilën kanë kryer sulmin. Terrori, frika dhe paniku nuk ka kapur vetëm familjarët, por gjithë Kamzën këtë mëngjes. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duken shenjat e plumbave në muret e godinës. Plumbat kanë mundur të deportojnë edhe në dhomën e gjumit. Fatmirësisht asnjë prej familjarëve nuk është lënduar.
Në oborrin e ndërtesës janë djegur edhe dy makina luksoze të familjes Halili. Deri më tani policia nuk ka asnjë autor të dyshuar, por rasti po trajtohet si një atentat i pastër me qëllim eleminimin e vëllezërve Halili. Autorët nuk u mjaftuan vetëm me plumbat, por hodhën edhe një sasi tritoli në oborrin e kompleksit. Pak pas ngjajres një makinë u gjet e djegur afër Fushë-Krujës, ndërsa dyshohet që ajo të jetë përdorur nga autorët e sulmit në kompleksin Halili.
https://youtu.be/o2kqEzgoWtk