Loading...

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë

Njihuni me ndikimin e qumështit në organizëm, jane detaje qe duhet ti dini.

Qumështi Ndihmon Për Rënien Në Peshë

Pirja çdo ditë e qumështit ndihmon në rënien në peshë, sidomos tek femrat.

Ai përmban pak kalori dhe shumë ushqyes.

Megjithatë, përpos rënies në peshë, femrat nuk mund të shmangin dot fryrjen në stomak që shkakton qumështi.

Qumështi Është Burim I Mirë Proteinash
Sipas të dhënave të AgroWeb.org në çdo 30 ml të qumështit të lopës gjendet 1 gramë proteinë e cilësisë së lartë dhe e pasur me amino acide.

Kjo proteinë frenon nepsin dhe ju mban të ngopur për shumë kohë.

Alternativat bimore të qumështit përmbajnë më pak proteinë, ndaj janë më pak të shëndetshme.

Masa Muskulare
Qumështi ndihmon në ruajtjen e masës muskulare për shkak të amino acideve që ai përmban.

Për më tepërr, proteina shtazore nga qumështi i lopës përthithet më lehtë nga trupi dhe forcon muskujt.

Burim Kalçiumi

Qumështi është i pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht kalçium dhe vitaminë D.

Kalçiumi gjendet lehtë edhe tek barishtet, por ju duhet të hani dhjetë racione me spinaq për të përfituar të njëjtën sasi kalçiumi që gjendet në një gotë me qumësht lope.

Qumështi Kundër Plakjes

Pirja e qumështit çdo ditë ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek gratë.

Vitamina D që gjendet tek qumështi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe masës muskulare me kalimin e moshës.

Humbja e masës muskulare si pasojë e plakjes është më e madhe tek femrat se tek meshkujt.

Qumështi Ju Mbron Nga Sëmundjet

Përmbajtja e vitaminës A, K2 dhe acidet yndyrore tek qumështi dhe nënproduktet e tij ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Qumështi Shkakton Akne

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumështi shkakton inflamacion dhe pirja çdo ditë e tij nxit shfaqjen e akneve që eliminohen me shumë vështirësi.

Qumështi Shkakton Fryrje Dhe Probleme Me Tretjen

Stomaku e ka të vështirë të përpunojë këtë produkt bulmeti.

Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështit shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.

Kjo mund të shkaktojë probleme afatgjatë në sistemin tretës dhe në tru. Prandaj ekspertët rekomandojnë që krahas qumështit të konsumoni produkte të tjera më pak të përpunuara siç është kosi apo kefiri./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com