Një asteroid i madh sa dy avionë Boing dhe me shpejtësi 32 mijë kilometra në orë pritet t’i afrohet sonte planetit tokë.
Bëhet fjalë për asteroidin 2016 NF23 që tejkalon lartësinë e piramidës së Keopsit dhe renditet nga NASA “potencialisht i rrezikshëm”.
Ai pritet të prekë Tokën natën mes të martës dhe të mërkurës.
Ai do të mbetet në një distancë të sigurt prej 5 milion kilometrash nga toka.
Asteroidi do të jetë një kalim supersonik, duke pasur parasysh shpejtësinë e tij dhe rruga e tij monitorohet vazhdimisht.
Nf23 në fakt është përfshirë në objektet NEO – Near Earth Objects – arkivi i objekteve qiellore që janë pranë Tokës dhe të cilat mbahen nën kontroll për shkak të rrezikut të tyre të mundshëm.