Loading...

Çfarë do bëjnë serbët nesër nëse do provokohen në Veri të Kosovës? Ja deklarata bombë

Ishte paralajmeruar qe ne mengjes dhe nuk ka shume qe ka perfunduar në Beograd takimi i Këshilli të Sigurisë së Republikës së Serbisë ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e lartë të institucioneve të sigurisë. Pas takimit mediave u është drejtuar drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se në takim është diskutuar për sigurinë e qytetarëve dhe shqetësimi që marrëveshja për asociacionin nuk po zbatohet për 1 930 ditë.

“Serbët nga Kosova do të ndjekin apelin dhe do të këshillojnë që ata të kenë marrë dje nga presidenti Vuçiq, ata nuk do të reagojnë ndaj provokimeve”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se mekanizmat e sigurisë kanë marrë disa detyra nga presidenti Vuçiq detyra këto të cilat sipas tij kryesisht kanë të bëjnë me çështjet e brendshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com