Kujdesi për shëndetin në rast epidemish ka shumë dimensione dhe një prej tyre është pirja e lëngjeve.
Një filxhan çaj me xhenxhefil dhe limon, jo vetëm që largon stresin por edhe përkujdeset për organizmin në mënyrën më fantastike.
Një filxhan me çaj me xhenxhefil dhe limon në ditë ju jep përfitimet e mëposhtme të renditura nga AgroWeb.org.
Imunitet më të fortë
Limoni është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C që luan rolin e një antibiotiku natyral dhe shumë efikas.
Bioflavonoidët tek limoni parandalojnë zhvillimin dhe shpërndarjen e qelizave tumorale.
Antioksidantët tek limoni zbusin inflamacionin dhe largojnë radikalet e lira.
Xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut që është thelbësore për një shëndet të mirë.
Diabeti
Kërkimet shkencore kanë hedhur dritë mbi faktin se pirja e rregullt e këtij çaji shmang dëmin e veshkave si pasojë e diabetit.
Niveli i lartë i zinkut tek xhenxhefili luan një rol kryesor në sekretimin e insulinës.
Kjo e fundit kontrollon nivelin e sheqerit në gjak dhe mban diabetin nën fre.
Flokë dhe lëkurë perfekte
Ky çaj është i pasur me antioksidantë dhe vitamina që janë thelbësore për flokë, lëkurë dhe shëndet perfekt.
Kjo pije përmirëson tretjen dhe e mbron lëkurën nga infeksionet.
Një pije e pasur me vitamina dhe antioksidantë si kjo, përmirëson paraqitjen rinore të lëkurës.
Mbipesha
Xhenxhefili ndihmon për normalizimin e sheqernave në gjak.
Ai ndikon pozitivisht në aftësinë tuaj për të rënë në peshë ose për t’u ushqyer shëndetshëm.
Xhenxhefili përmirëson aftësitë përthithëse të yndyrës nga trupi dhe largon inflamacionin në mëlçi.
Aroma e limonit largon stresin gjithashtu.
Tretja
Çaji me xhenxhefil dhe limon largon të përzierat dhe të vjellat.
Ky çaj rekomandohet edhe kundër problemeve me stomakun, urthin dhe tretjen.
Pija pikante përmirëson tretjen e ushqimeve dhe parandalon fryrjen.
Si Ta Përgatisni Çajin Me Xhenxhefil Dhe Limon
Grini hollë 2-3 cm xhenxhefil dhe bashkë me një gotë ujë ziejeni për 20 minuta.
Pas kullimit, shtoni dy lugë gjelle me lëng limoni dhe pak mjaltë dhe servireni.
Kjo pije rekomandohet të pihet çdo ditë edhe për të ulur nivelin e kolesterolit dhe për të mbajtur larg sëmundjet e zemrës.
Ajo largon stresin falë aromës së fortë dhe freskuese për trupin dhe trurin.
Provojeni sot dhe do të ndiheni të shëndetshëm dhe plot energji./AgroWeb.org