Loading...

Burri nga Puka i bën gjëmen babait tij të sëmurë

Mund të duket disi e pabesueshme por ja që ndodh. Një 43 vjeçar ka humbur tërësisht logjikën e tij dhe ka arritur që të godasë babain 85 vjeçar. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në fshatin Shkozë të Pukës. Menjëherë pas dhunës së ushtruar ndaj babait 85 vjeçar policia e Pukës ka shkuar në vendngjarje. Me shpejtësi është bërë e mundur arrestimin i 43 vjeçarit P.N pasi ka goditur babain e tij 85 vjeç N.N. Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje por dhuna fizike e ushtruar ndaj një 85 vjeçari ka bërë që banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja të mos ndjehen aspak mirë.

E po ashtu edhe persona të tjerë të cilët kanë mësuar se 43 vjeçari ka goditur babain e tij të moshuar. Sipas burimeve 85 vjeçari është edhe i sëmurë por pavarësisht kësaj djali i tij nuk ka pyetur për asgjë dhe e ka dhunuar babain e tij duke bërë kështu që të kemi me një ngjarje të shëmtuar. Ja njoftimi i policisë për këtë rast:

Më datë  22.0 8.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.N., vjeç 43, banues në fshatin Shkozë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait N.N., vjeç 85. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë. Neni 130/a i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com