Loading...

Besmiri me Benz ‘del nga fiqiri’ komplet, ajo që i ndodhi në Vlorë është …

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor për pasojë aksidentoi një shtetase si dhe kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës, arrestohet në flagrancë 30 vjeçari.

U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Besmir.M., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në lagjen ”1 Maji”, në vendin e quajtur degëzimi i rrugës Mis Durhan, duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke aksidentuar shtetasen A.M., 47 vjeçe, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së forcave të posacme gjatë kryerjes së detyrës, për ta ndaluar dhe shoqëruar në ambjentet e DVP Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe ”Prishja e qetësisë publike”, parshikuar nga nenet 290, 236/2 dhe 274 të Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com