Europianët duhet të veprojnë si një “kundërpeshë aty ku tejkalohen limitet”, sidomos përsa i përket sanksioneve të SHBA-së, deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas duke parashtruar idenë e tij për një rindërtim të diplomacisë transatlantike.
Në të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, Maasi shkroi se “ai do të donte ta shihte një Europë në një ‘partneritet të balancuar’ me SHBA-në”.
“Është koha e duhur për të rivlerësuar marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Europës”, shkruan Maas.
“Në qendër të kësaj qasjeje është mbrojtja e ligjshme e bizneseve europiane nga sanksionet”, derklaroi Maas.
Sipas politikës tregtare “America First” të presidentit amerikan Donald Trump, kompanitë gjermane janë goditur me tarifa për çelikun dhe aluminin si dhe kanë ndjerë gjithashtu ndikimin e sanksioneve ndaj Rusisë.atsh