Loading...

Berisha, Meta, Rama e Basha po mbajnë ca “dele të zgjebosura” që u duhen

Nga sa janë verifikuar deri tani, 90% e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë dalë të “sëmurë” dhe janë nxjerr nga “tufa” e janë “skartuar”, madje kanë dalë të “sëmurë” edhe “deshët e kopesë”, anëtarë të Gjykatës së Lartë e të Gjykatës Kushtetuese, miqë dhe mbrojtës të “demave “ të pushtetit, shtetit e politikës.

Miku im A. Kola veteriner më shpjegoi se termi “Vetting” është proces seleksionimi, që kryhet herë pas here në blegtori kur ka sinjale epidemie për të nxjerr nga tufa e skartuar bagëti dhe kafshë të sëmura që përbëjnë rrezik për gjithë tufën, por “Vetting”-u (verifikimi) bëhet sidomos në tregjet e bagëtive, mbasi ata që shesin tentojnë të “ngecin” bagëti e kafshë të sëmura ose me defekte të pariparueshme, ndërsa ata që blejnë u duhet t’i verfikojnë para se t’i blejnë.

Ky proces seleksionimi ka nisur me sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të pastruar gjykatat dhe prokurorinë nga zyrtarët e “sëmurë” me korrupsion, të paaftë e të përzier me “ujqërit” (krimin), por 80% e tyre kanë “sëmundje” korrupsionin, mbasi e kanë nisur ditën e parë të punës në gjykatë e prokurori me abone autobusi në xhep, me fjetje konvikt me 2-3 shokë e shoqe në dhomë, me kostum të blerë tek “Gabi” e me rrogë paradhënie dhe tani, pas 10-15 vjetësh po vetëm me pagë mujore rezultojnë pasanik në llogari bankare e prona.

Nga sa janë verifikuar deri tani, 90% e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë dalë të “sëmurë” dhe janë nxjerr nga “tufa” e janë “skartuar”, madje kanë dalë të “sëmurë” edhe “deshët e kopesë”, anëtarë të Gjykatës së Lartë e të Gjykatës Kushtetuese, miqë dhe mbrojtës të “demave “ të pushtetit, shtetit e politikës.

Referuar vetëm pasurive të tyre deklaruara në ILDKP, referuar edhe faktit që në numrin e kontrolluar deri tani vetëm 10% e tyre kanë dalë të rregullut tregon se gjithë “kopeja” e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri do të dalë me “sëmundje” korrupsioni dhe me lidhje me botën e krimit, pa folur për aftësitë profesionale dhe rregullsinë në ushtrimin e detyrës, të cilat nuk po verifikohen.

Mjafton të shikosh pasuritë e ministrave, deputetëve, diplomatëve, kryepolicëve, doganierëve, kryebashkiakëve, prefektëve, kryetarëve të qarqeve, tatimorëve, shefave të tenderëve nëpër institucione, drejtorëve të energjisë elektrike, hipotekave, pronave, porteve detare, aeroporteve, ujësjellësve, naftës, kufirit, bujqësisë, spitaleve, burimeve natyrore, inspektorëve të shëndetit, ilaçeve, karburanteve, telefonisë, arsimit, ushqimit dhe nëse zbatohet Ligji Anti-korrupsion, “Vetting”-u i nxjerr me “sëmundje” korrupsioni!

Mirëpo edhe “Vetting”-u, deri tani ka lënë në “tufë”, disa prej atyre që duheshin “skartuar”, si psh., Ardian Dvoranin dhe “dashin e kopesë” së Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin, të “zgjebosur” nga korrupsioni e që “bredh me delet e tufave” të tjera dhe si këta janë mbajtur e do të mbahen të tjerë, ngaqë ndoshta i kanë shërbyer dhe i duhen akoma Berishës, Metës, Ramës e Bashës…/Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com