Loading...

Berisha “dhëmb për dhëmb” Thaçit: Mjeran, nuk pastohet fytyra me mbetjet e kuzhinës së Beogradit

“Dhëmbë për dhëmbë”, ka qenë përgjigja e ish kryeministrit Sali Berisha ndaj akuzave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të bëra tre ditë më parë pas kundërshtimit të idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë. Teksa ka folur në një intervistë për RTV Dukagjini, Berisha i ka quajtur mjerane komentet e Thaçit, e më tej se kërkon të pastrojë fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, ka deklaruar Berisha për presidentin kosovar Hashim Thaçi. Ai ka folur edhe për gjitha çështjet që ka ngritur Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.

Berisha është përgjigjur edhe për akuzat nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet! Ai ka komentuar edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale! Intervista e realizuar me Berishën transmetohet sonte në RTV Dukagjini./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com