Një sherr mes disa personave ka përfunduar me tre persona të ndaluar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në një familje në Kuçovë, ndërsa policia nuk bën të ditur shkakun e konfliktit.
Policia njoftoi se ka vënë në pranga tre persona, të cilët janë të afërm me njëri–tjetrin. “U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasit R.S, M.S dhe E.S, vjec 60, 51 e 30, banor në fshatit Zdravë, pasinë banesë , janë konfliktuar me njeri tjetrin. Neni 130/a/1 Kodit Penal”, thuhet në njoftim.