Loading...

Bariu shqiptar gjendet i pajetë në Greqi

Një i rui nga Shqipëria është gjetur i pajetë në zonën e Kilkisit, në Greqi.

Mësohet se ai punonte si bari, dhe ishte duke kullotur gjënë e gjallë.

Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se viktima është një 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.

Aktualisht policia po heton se shkak i vdekjes së të riut mund të jetë bërë rrufeja. Ndërkohë, është përjashtuar pista e vrasjes.

Priten të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com