Loading...

Gatuanin në pisllëk, AKU gjobit e mbyll dy restorante në Vlorë dhe Ksamil

Dy restorante ne Vlore dhe ne Sarande jane mbyllur nga AKU pasi pergatisnin ushqime ne kushte shume te renda higjieno-saniatre. Me konkretisht lokalet te cilat tashme jane mbyllur, ndodhen ne Jonufer dhe ne zonen e Ksamilit.

Burimet zyrtare thane se gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “midhja hurmë”, tregtim i cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ndaj dy subjekteve Bar-Piceri “Kasamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, Vlorëjanë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare) si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit.

Ndëra ndaj subjekti, restorant “Lori”në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com