Loading...

Ata që besojnë në Zot duhet ta lexojnë historinë e Ervinit, shqiptarit që ka diçka mahnitëse për të na treguar

Është vërtet dëshmia e cila tregon se Zoti ekziston dhe i ka sytë mbi ne! Ata që e besojnë, kur ta lexojnë këtë dëshmi do të thonë po. Zoti ishte me Ervinin! Djaloshi 29 vjeçar nga Tirana, por që prej 5 vitesh jeton në Genova të Itali, ishte dëshmitar i asaj tragjedie që ndodhi te marten kur një pjesë e urës Morandi u shemb duke shkaktuar deri tani mbi 30 të vdekur.

Ai tregon për redaksinë e Ora News minutat që e kanë ndarë nga vdekja.

Ervin Abeshi tha: Kisha marrë disa materiale nga magazinën ku punoj, vetëm 10 metra larg urës Morandi në Genova të Italisë për ti transportuar me furgon në destinacion e duhur.

Do të kaloja autostradën. Ishte ora 11:40 minuta. Binte një shi i rrëmbyeshëm dhe pamje ishte shumë e mjegulluar. Sapo kalova 300-400 metra dëgjova një zhurmë të madhe. Ndalova makinën dhe hapa xhamin. Pashë që ura po rrëzohej dhe makinat fluturonin në ajër. Nuk e besova sepse dhe shiu ishte shumë i rrëmbyeshëm. Ura iku u shemb poshtë brenda pak sekondash ndërsa makinat ishin në fluturim”

E pyesim për shqiptarë nëse ka dëgjuar të ketë që mund të jenë prekur nga kjo tragjedi. Përpiqet të jetë diskret pasi po flasimbashkëatdhetarë të cilët një pjesë të mirë të fisit i kanë në Shqipëri dhe nuk mund të hamendësojmë

Ervin Abeshi dëshmon për Ora News: Kur u ktheva në magazinë një orë e gjysmë më pas pashë disa familjarë që po pyesnin rreth e rrotull për një djalë të tyre. Nuk po arrinin të komunikonin në telefon dhe kishin frikë mos ai kishte udhëtuar me makinë në autostradë në momentin e tragjedisë, por nuk di më nëse familja arriti të gjente djalin. Unë vetë nuk kam dëgjuar tjetër. As mediat italiane që po ndjek nuk kanë thënë gjë deri tani”.