Loading...

Asteroidi sa piramida e Gizës po i afrohet Tokës, por NASA nuk parashikon përplasje

Toka është e rrezikuar një asteroid gjigand që pritet të kalojë pranë planetit tonë. Madhësia e asteroidit sipas NASA-s është sa ajo e piramida e Gizës. Lajmi po qarkullon në mediat botërore, por deri tani nuk flitet për rrezik të përplasjes me Tokën.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo do të ndodhë javën e ardhshme dhe do të jetë më një shpejtësi prej 20 mijë milje në orë ose ndryshe 32 mijë e 400 km/h. Sipas shkencëtarëve që studiojnë fenomenet kozmike asteroidi i emërtuar “2016 NF23” pritet të kalojë rreth tokës më datën 29 gusht.

Afërsia e tij me tokën do të jetë sa 13 herë distanca ndërmjet tokës dhe hënës. Asteroidi thuhet se ka një madhësi dy herë më të madhe se një aeroplan Boeing 747. Ky kalim i asteroidit konsiderohet si i rrezikshëm, megjithatë ende mbetet të shihet trajektorja e rënies së tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com