Edhe pse thuhet se uji e shuan zjarrin, në Shtetet e Bashkuara ka një ujëvarë brenda së cilës digjet një flakë misterioze dhe e pashtershme.
Flaka e përjetshme, siç është pagëzuar, shkëlqen përmes ujërave të Parkut të Qarkut Chestnut Ridge, një rezervë natyre në jug të Buffalos, në shtetin e Nju Jorkut.
Sipas një studimi të Universitetit të Indiana, fenomeni i çuditshëm është i pashtershëm për faktin se flaka, e lartë tridhjetë centimetra, gjendet mbi një sasi të madhe metani që shkon në një thellësi prej 400 metrash, me temperatura aq të larta sa mund të shkrijnë edhe shkëmbinjtë.