Loading...

Artan Hoxha i lë të gjithë pa fjalë: Para kësaj nuk kanë vlerë fuoristradat, vilat, orët mijëra euroshe

Gazetari i njohur investigativ shqiptar Artan Hoxha është bërë nostalgjik duke u kthyer shumë pas në kohë. Hoxha kujton pikërisht fillimet e tij në fushën e medias, afro 20 vite më parë.

Hoxha, teksa publikon kartën e gazetarit në fillimet e tij te “Gazeta Shqiptare” ai rrëfen se sa shumë vlerë ka pasur në atë kohë ajo kartë, ndonëse jo shumë e sofistikuar.

“Edhe pse nuk më duhet ta përdor më, për shkak të imazhit që të jep televizioni dhe karriera e gjatë, ajo karte me letër format A4 e plastifikuar, me tregon sa e rendësishme ka qenë në ato kohë…”, shprehet ai.

Ja shkrimi i plotë i Artan Hoxhës: Asgje nuk duhet harruar… “falenderohen te gjithe ata qe ndihmojne mbajtesin e kesaj tesere per kryerjen e detyres se tij”…

Duke rremuar neper arkiven personale, gjeta te strukur ne nje cep karten e gazetarit te Gazeta Shqiptare fiks nje “shekull” me pare. Ishte e katerta ne radhe pas asaj te Sport Ekspres, Koha Jone dhe Republikes. Ky mesazh ne pjesen e pasme vazhdon te me emocionoje edhe sot pas me shume se 20-te vitesh pa nderruar skuader. Gjej rastin ti falenderoje te gjithe, ne cdo meter katror te vendit tim, qe me kane ndihmuar pa mase, me shpirt dhe me zemer, ne shi dhe ne bore, ne te mire dhe ne te keq, te kryeje detyren time. Jam perpjekur tua shperblej mundin dhe besimin me sa kam mundur. Nuk ka qene e lehte, nuk eshte e lehte as sot dhe sigurisht nuk do te te jete e lehte as ne te ardhmen, per mua dhe koleget e mi qe kemi zgjedhur kete profesion.

Dikur kjo karte e thjeshte(ne fakt dy copa letre format A4 e plastifikuar per te mos u demtuar nga uji) vlente me shume se rroga ne fund te muajit, madje edhe se pasaporta. Tani, edhe pse eshte sofistikuar, plotesuar me te dhena biometrike apo mikrocip, ajo nuk e ka me peshen e dikurshme….

Edhe pse nuk me duhet ta perdor me, per shkak te imazhit qe te jep televizioni dhe karriera e gjate, ajo karte me leter format A4 e plastifikuar, me tregon sa e rendesishme ka qene ne ato kohe….

Sot, fuoristrada apo autovetura e shtrenjte, vila apo apartamenti luksoz ne Rolling Hills, Kodren e Diellit, Lagunen Blu apo Gjirin e Lalezit, kostumi prej kashmiri, ora prej dhjetera mijera eurosh, varesja, byzylyket apo vathet me diamant, skeleti prej metali te cmuar i syzeve, e kane zhvleresuar fare vleren e kesaj karte.

20 vite me pare, respekti qe kjo karte e thjeshte te jepte, vlente me shume se cdo gje tjeter….

Me ngjyre jeshile eshte karta e fillim-qershorit 1998, ajo me ngjyre te bardhe eshte e dhjetorit 1998

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com