Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për sekuestron preventive të pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla për heqjen e sekuestron preventive të pronave të tij, të cilat u përllogaritin në vlerën afro 1 miliard lekë. Llalla hetohet për “shpërdorim detyre”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”
Më herët, avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, por duket se Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka rrëzuar këtë kërkesë.
Ish Kryeprokurori Llalla me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Po ashtu ai në funksion të kësaj dorëheqje KPK, pranoi kërkesën e avokatit të LLallës për ndërprerjen e procesit të Vetting-ut, pasi ish kryeprokurori Adriatik Llalla u vlerësuar si person jashtë sistemit të drejtësisë./atsh