Loading...

Ankohet në portal, nëna e fëmijës autik merr KEMP-in

Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, nëna e një fëmije autik përfitoi KEMP-in brenda 5 ditëve, duke marrë zgjidhje për problemin e saj.

Kozeta Pana, nënë me një fëmijë autik infantil, iu drejtua dy herë platformës duke marrë zgjidhje për vonesat në komisionimin dhe më pas të pagesës së aftësisë së kufizuar për djalin e saj.

Të dyja këto çështje kanë marrë zgjidhje brenda 5 ditësh nga data e paraqitjes në platformë.

Pas vonesave dhe endjeve nëpër dyert e institucioneve prej më shumë se dy muajsh, vetëm pak ditë pasi i është drejtuar platformës “shqiperiaqeduam.al”, ajo mban në dorë certifikatën e aftësisë së kufizuar për të birin, e cila i mundëson asaj jo vetëm marrjen e pagesës së aftësisë së kufizuar, por edhe marrjen e pagesës së kujdestarisë për të.

Mbi 13 mijë raste janë zgjidhur nga të cilat 437 raste të spikatura suksesi përbëjnë rekordin pozitiv të platformës së bashkëqeverisjes për periudhën tetor 2017-korrik 2018.

Qytetarët që prej vitesh kërkonin të drejtën e tyre legjitime, ju bashkuan platformës së bashkëqeverisjes duke kontribuar njëkohësisht edhe në gjetjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve për problematikat e shkaktuara në misionin e përbashkët për bashkëqeverisjen e Shqipërisë që duam./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com