Loading...

Amerikanët presion Ilir Metës: Dekreto sa më shpejt Bendon, përndryshe do të ketë…

Pavarësisht se, kryeministri Edi Rama ka zjgedhur një kryetar të ri për Shërbimin Informativ Shtetëror, emërtimi i tij nuk është dekretuar ende nga Presidenti. Nisur nga ekspansioni rus në vendin tonë, amerikanët i kanë kërkuar Metës që të bëjë sa më shpejt dekrimin e Helidon Bendos.

Shqipëria nuk ka kryetar të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke u bërë ndoshta një ndër vendet e vetme që ky post i lartë është vakant. Kur po mbushet gati një vit nga propozimi i kryeministrit Edi Rama për emrin e Helidon Bendos si kryetari i ri i SHISH pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës, ende Presidenti Ilir Metë është duke u “menduar” për të vënë firmën e tij mbi këtë dekret.

Kreu i shtetit Meta e ka argumentuar vonesën me faktin se nuk ka ngutje për këtë punë, pasi i propozuari i Ramës për kreun e SHISH, është njëherësh dhe nënkryetar i shërbimit sekret dhe nuk e lë punën mangut. Pothuajse në këtë linjë ka qënë dhe kryeministri Edi Rama, teksa është shprehur se Helidon Bendo është në krye të punëve të shërbimit sekret. Megjithëse kryeministri nuk ka qëndruar pa bërë ironi, teksa ka thënë se Meta ka të gjithë kohën e nevojshme për t’u menduar.

“Presidenti le të mendohet, ka 4 vjet kohë të mendohet po të dojë”, ka deklaruar Rama i pyetur nga gazetarët kohë më parë. Qëndrim ky, menjëherë pasi presidenti Meta u shpreh se ende nuk ka vendosur të dekretojë Helidon Bendon si pasues të Visho Ajazi Likës, në krye të SHISH.

Por nëse Meta dhe Rama nuk e kanë ndjerë nevojën e dekretimit të kreut të ri të SHISH, ata që e shohim madje urgjente një emërim të tillë janë amerikanët, të cilët jo vetëm nuk e konceptojnë por as nuk e kuptojnë pse nuk hidhet kjo firmë, qoftë për miratim qoftë për rrëzim. Burime diplomatike por dhe nga Presidenca bëjnë me dije se SHBA i ka kërkuar me urgjencë Presidentit Ilir Meta që të drekretojë kreun e ri të shërbimit sekret shqiptar.

Mësohet se SHBA nuk ka folur me emra, por kërkon që në këtë situatë tensioni dhe “ekspasioni” rus në Ballkan në dhe Shqipëri, SHISH-i të ketë një autoritet me fuqi të plotë në krye të tij. Jo pa qëllim kanë dalë në publik përgjime dhe lajme mbi këshilltarin e Bashës dhe këshilltarin e Metës, si të rekrutuar nga shërbimi sekret rus dhe që përmes financimeve ruse i shërbejnë zgjerimit të dominimit të Rusisë në Ballkan dhe në Shqipëri.

Në mënyrë indirekte SHBA i thotë Presidentit Meta se ai është personi bllokues i punës së shërbimit sekret në Shqipëri, për qëllimet e veta, pasi ka vendosur linjat e komunikimit me Rusinë për përfitime personale, përmes këshilltarit të tij Arben Cici. Mësohet se një “ultimatum” i tillë i SHBA për Metën është dhënë që në fund të qershorit të këtij viti, ndërkohë kreu i shtetit ka mbi një muaj që po i bie kryq e tërthor Alpeve të Shqipërisë dhe bën sikur nuk e ka mendjen për dekretet, duke u shqetësuar më shumë për mjedrat e Brezovicës.

SHBA është tepër e shqetësuar për futjen e shërbimit sekret rus deri në zyrën e Presidentit apo të kryetarit të opozitës por dhe të lobimit me financim rus për të ardhur regjimi pro rus në pushtet në Shqipëri, aq sa ka filluar një hetim në SHBA. Por dhe ka emëruar ambasadoren Kovalec në Tiranë, një njohëse e shkëlqyer e politikës dhe strategjisë ruse për Ballkanin. Ndërkohë që Ilir Meta, nga frika e zbulimit të pisllëqeve të tij dhe të kërkimit të ndonjë pazari me Ramën, bllokon që në tetor 2017 dekretimin e Helidon Bendos si kreu i ri i SHISH./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com