Loading...

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Të rinjtë e Vlorës përqëndrohen në programin STEAM

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Brian Beckmann vizitoi American Corner Vlora ku u takua me një grup nxënësish nga Qendra Rinore e Vlorës / Vlora Youth Center dhe anëtarë të Këndit.

Po ashtu, Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Beckmann mori pjesë në takimin e tyre vjetor të planifikimit strategjik për vitin që vjen, ku nxënësit diskutuan ide rreth projekteve të ardhshme.

“Të rinjtë e Vlorës vendosën të përqendrohen në programin STEAM, bashkëpunimin rajonal dhe angazhimin qytetar në vitin e ri shkollor”, bën të ditur ambasada e SHBA-së në Tiranë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com