Alarmi i rremë për eksploziv te policia në Vlorë
Pas kontrolleve të bëra, ka rezultuar i rremë alarmi për eksploziv në një makinë ‘BMW’ ,me targa AA 895 TX,të parkuar pranë drejtorisë së Policisë së Vlorës.
Alarmi për sasi eksplozivi u dha mëngjesin e sotëm.
Pronari i një makine ‘BMW’ ka njoftuar mëngjesin e sotëm policinë për një sasi eksplozivi brenda makinës së tij. I identifikuar si Gazi Merkaj,ky i fundite shte ndaluar ne Fier,ndersa nga burime te policise mesohet se eshte ndaluar me nje arme.
Merkaj ka theksuar se armen e mbante per vetmbrojtje,ndersa ne poli\cine e Fierit kishte mberritur pikerisht per te bere deshmine rreth dyshimeve mbi lenden ekzplicive ne makinen e tij.
Nderkohe mesohet se Merkaj nuk eshte i panjhohur per policine,pasi ka qene i denuar me tete vjet burg per grabitje.
Mjeti ka qenë i parkuar shumë pranë Policisë së Vlorës.
Ai është mbajtur për më shumë se 3 orë i rrethuar. Pas mbërritjes së forcave xheniere ka rezultuar se ka qenë një alarm i rremë.Keto te fundit kane nkryer edhe kontrololin e mjetit duke mos gjetur lende eksplozive brenda mjetit.