Loading...

AKU bllokon 6,3 ton mish të ngrirë në Korçë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar në Korçë 6 ton e 323 kg mish të ngrirë, jashtë kushteve higjeno – sanitare.
Në një njoftim për shtyp, AKU bën të ditur se, gjatë kontrollit në subjektin e shtetases, Mirela Dvorani me Nipt K74304001Q u konstatua mungesë e kushteve higjeno-sanitare në ambientet e tregtimit. Gjithashtu në dhomat frigoriferike u konstatuan disa produkte “mish i ngrirë” (1100 kg stomak pule, 3432 kg dhjam derri, 1316 kg tremiks koke, 100 kg dhjam viçi, 350 kg këmbë viçi, 25 kg kokë qingji) që ishin të paketuara por pa asnjë të dhënë etiketimi, si dhe pa dokumentacion shoqërues: faturë tatimore dhe certifikatë veterinare të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin.
Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit u morën masat administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore. Gjithashtu Aku për rastin po bashkëpunon edhe me strukturat doganore, për shkak të dyshimeve se kjo sasi produkti është futur kontrabandë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre./atsh
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com