Mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Rasim Madani përditëson informacionin mbi gjendjen shëndetësore të nënës Valbona Ndreut dhe vajzës së saj të vogël 6 vjeçare.
‘Nëna dhe vajza e mitur jashtë rrezikut për jetën’ tha mjeku për Ora News.
Vajza e mitur do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje neurokirurgjikale. Edhe gjendja shëndetësore e nënës së vajzës, Valbona Ndreu nuk paraqet rrezikshmëri.
Nëna 29 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6 vjeçe ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ende nuk mund të thuhet nëse janë jashtë rrezikut për jetën, bëri të ditur Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.
Valbona Ndreu dhe vajza e saj e vogël 6 vjeçe u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm tek shinat e trenit në rrugën e Kamzës, ndërkohë vajza tjetër e gruas, vetëm 7 vjeçe humbi jetën në vendngjarje.
Aksidenti u shënua rreth orës 08:40, makina e cila drejtohej nga Rozina Koleci, 38 vjeç fillimisht ka përplasur një biçikletë më pas është përplasur me nënën dhe dy vajzat dhe përplasja e fundit ka qenë me një furgon.
Policia ka ndaluar drejtuesen Rozina Koleci./oranews